Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i sigurimit mbrëmë vonë njëzëri miratoi rezolutën për lejimin e forcës ndërkombëtare, që udhëhiqet nga Natoja, që të veproj edhe jashtë kryeqytetitit të Afganistanit, Kabul. Kjo rezolutë ishte paraqitur nga Gjermania. Më herët, sekretari i përgjithshëm i Nato, George Robertson me një letër kishte kërkuar zgjerimin e operacionit. Duke folur mbrëmë vonë para reporterëve lidhur me këtë rezolutë, ambasadori amerikan në Kombet e Bashkura, John Negroponte, pos tjerash, tha: "Ekzistonin vende që nuk kishin vullnet të ndërmarrin misione të këtilla jashtë Kabulit. Tash Natoja e ka marrë udhëheqjen e kësaj force dhe së paku është e gatshme që në një masë të kufizuar të ndërmarrë misione jashtë Kabulit…dhe në këtë kontekst ne ishim të gatshëm për mbështetjen e kësaj rezolute" – tha ambasadori John Negroponte.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG