Ndërlidhjet

TIRANË


Vëzhguesit e huaj në zgjedhjet vendore të së dielës, thanë se Shqipëria ka bërë hap të rëndësishëm drejt demokracisë, por nevoitet progres i mëtejmë për të përmbushur standardet evropiane.
Robert Barry nga zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut pranë OSBE-së, tha se mangësia kryesore e zgjedhjeve ishin listat zgjedhore, por që sipas tij, nuk kanë ndikuar shumë në rezultatet përfundimtare.
Rreth 2.050 vëzhgues, përfshirë 200 nga OSBE-ja, i mbikqyrën mbi 4.500 vendvotime në Shqipëri.
Komisioni i Zgjedhjeve tha se rezultatet përfundimtare do të shpallen javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG