Ndërlidhjet

BAGDAD


Dy ushtarë amerikanë janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur nga një sulm me mortaja në veri të Bagdadit.
Zëdhënësja e ushtrisë Josslyn Aberle tha se dy ushtarët e humbën jetën kur mortajat e shkrepura e goditën bazën amerikane në Samarra.
Më parë, një ushtar tjetër amerikan u vra derisa e ruante një silos me drith në qytetin verior Mosul.
Zhvillimet e fundit ndodhën në ditën e vizitës së zëvendës sekretarit amerikan të mbrojtjes Paul Wolfovitz në Bagdad.
Viktimat e sotme e rritën në 108 numrin e ushtarëve të vrarë amerikanë, që kur presidenti George Bush në 1 maj i shpalli të përfunduara luftimet kryesore.
XS
SM
MD
LG