Ministri i drejtësisë në qeverinë e Serbisë, Vlladan Batiq ka deklaruar sot se puna e Tribunalit për krime lufte të Kombeve të Bashkuara ka "qenë politike". Ai ka shtuar se kryeprokurorja Carla Del Ponte në hetimet e krimeve të luftës në Ballkan ka përdorë "standarde të dyfishta që Serbisë i kanë bërë presion të madh". Vlladan Batiq poashtu ka kritikuar Tribunalin e Hagës që nuk ka bërë akuza për krime lufte kundër liderëve të ish UÇK-së. Zëdhënësja e prokurorisë së Tribunalit, Florence Hartmann ka hedhur poshtë komentet e zotit Batiq si "një akuzë boshe për opinionin publik në përpjekjet për shmangien e obligimeve" për arrestimin e katër komandantëve të lartë ushtarakë e policorë që aktualisht janë akuzuar për krime të luftës kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 1998 – 1999, transmeton agjencia AP.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.