Ndërlidhjet

BAGDAT


Iraku do të kërkojë së shpejti të anëtarësohet në Organizatën Botërore të Tregtisë, ka bërë të ditur Ali Alluai, ministri i tregtisë së brendshme.
Ky i fundit ka shtuar se shpreson që brenda 18 muajsh Iraku të jetë një anëtar me të drejta të plota i kësaj organizate.
Ndërkaq lidhur me mardhëniet tregtare Turqi –Irak, Ankaraja ka marrë mbështetjen e Kombeve të Bashkuara për 91 për qind të kontratave të nënshkruara me Irakun para luftës së këtij viti.
Tuncer Kajlar, zëvendësministri turk për tregtinë me jashtë, tha se OKB-ja ka rinovuar këto kontrata sërish një javë më parë, cfarë ka bërë që Turqia të shënojë një shifër prej 670 milionë dollarë eksport.
XS
SM
MD
LG