Ndërlidhjet

VJENË


Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Karla del Ponte i ka kritikuar sot autoritetet e Beogradit për mungesë të mjaftueshme të bashkëpunimit me këtë gjykatë, duke i akuzuar se po bëjnë obstrukcion ndaj punës së tribunalit. Në konferencën për gazetare, para se të raportojë para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, Del Ponte ka kritikuar posaçërisht Serbinë e Malin e Zi, Republikën Serbe dhe Kroacinë për bashkëpunim joadekuat me Tribunalin e Hagës. Bashkëpunimi është vështirësuar edhe më shumë pas akuzave të fundit ndaj katër gjeneralëve serbë, ka thënë Karla Del Ponte.
XS
SM
MD
LG