Ndërlidhjet

KAJRO


Nënsekretari amerikan i Shtetit Richard Armitage, ka përgëzuar sot qeverinë e Arabisë Saudite për goditjen që u ka dhënë militantëve islamikë, por paralajmëroi se atentati vetëvrasës që ndodhi këtë fundjavë në Rijad, vetëm tregon se lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë një kohë të gjatë.
Duke folur para gazatarëve në Kajro, pas kthimit nga Rijadi, Armitage, tha se forcat e sigurisë saudite kanë arritur sukses kundër militantëve islamikë, që kur vendi i tyre u godit nga një numër sulmesh në maj.
Sipas të dërguarit amerikan, është mjaft e qartë që sulmi i fundjavës në Rijad, gjatë të cilit u vranë 17 veta, tregon që grupi terrorist i Al-Kaidës do të përmbysë familjen mbretërore të Arabisë Saudite.
"Për mua është mjaft e qartë që Al-Kaida dëshiron të përmbysë familjen mbretërore dhe qeverinë e Arabisë Saudite", tha Armitage.
XS
SM
MD
LG