Ndërlidhjet

BAGDAD


Një ushtar tjetër amerikan është vrarë në Irak, pak orë pasi administratori amerikan në Irak, Pol Bremer paralajmëroi për një rritje të sulmeve ndaj trupave ushtarake të koalicionit.
Sipas burimeve të ushtrisë amerikane, ushtari vdiq dje gjatë një sulmi me granadë rreth 60 km në jug të Bagdadit.
Më shumë se 150 ushtarë amerikanë janë vrarë në Irak që nga 1 maji, dita kur presidenti amerikan Xhorxh Bush deklaroi fundin e betejave të mëdha.
Dje Bremer tha se pritet një rritje e frekuencës së sulmeve, pasi ata të cilët i quajti terroristë po vërrejnë një ecje përpara të përpjekjeve për rindërtimin e Irakut. Por theksoi se sulmet mund të bëhen problematike, nëse nuk do të ketë një përmirësim të parandalimit të tyre nga shërbimet e inteligjencës.
XS
SM
MD
LG