Ndërlidhjet

NASIRIYA


Ministri i Mbrojtjes i Italisë Antonio Martino, e vizitoi vendin ku u krye sulmi kundër forcave italiane në Nasirya.
Në sulmin vetëvrasës e humbën jetën 19 italianë dhe 9 irakienë, kurse rreth 100 persona u plagosën.
"Sulmuesit janë njerëzit, të cilët ne i luftojmë, dhe nuk do tu lejojmë të na terrorizojnë. Ata duan terror, por nuk do ta kenë", tha Martino, duke shtuar se kontingjenti italian do të mbetet në Irak.
Në Uashington, presidenti George Bush e shfaqi bindjen për një ardhmëri më të mirë në Irak.
"Ne do të ngadhnjejmë, sepse kemi strategji të mirë për t'ia dalë në krye me këta vrasës, ndërsa shumica e irakienëve na kuptojnë dhe duan që fëmijë e tyre të rriten në ambient paqësor dhe të jetojnë të lirë", tha presidenti Bush.
Mbrëmë, ushtarët amerikanë dhe qindra policë irakienë i bastisën vendstrehimet e dyshuara të kriminelëve në Bagdad.
Bastisjet vijuan pas presioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj Këshillit Qeverisës të Irakut, për hartimin e projekt kushtetutës dhe të përshpejtimin e vetë

qeverisjes.
Ndërkohë, ushtria amerikane njoftoi se një ushtar i saj është vrarë nga shpërthimi i bombës në Bagdad.
XS
SM
MD
LG