Të paktën 23 njerëz të vrarë dhe reth 300 të plagosur është epilogu i sulmit të djeshëm të dyfishtë me bomba ndaj dy sinagogave në Stamboll.
Zyrtarët turq thanë se në sulmet mund të jenë përfshirë grupet ndërkombëtare, ndër të cilat edhe rrjeti terrorist Al Kaida.
Ministri i jashtëm izraelit Silvan Shalom arriti në Stamboll për tu takuar me përfaqësuesit e komunitetit hebrej: "Dua të them se kemi besim të plotë te qeveria turke, se ato do të bëjnë gjithçka të nevojshme. Turqia është vend mjaft i rëndësishëm në rajon, dhe jam i sigurtë se e din më mirë se të gjithë të tjerët, si tia dalë në krye me terroristët", tha Shalom.
Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu i ka shprehur ngushëllime homologut turk Ahmed Necdet Sezer, ndërsa sulmin e kanë dënuar edhe Siria, Egjipti, lideri palestinez Yasser Arafat dhe Liga Arabe.