Ndërlidhjet

STAMBOLL


Ministri i jashtëm i Turqisë Abdullah Gyl tha se "disa" persona janë arrestuar për ndërlidhje me sulmet e djeshme në objektivat britanike në Stamboll, që vranë të paktën 27 njerëz.
Ai i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët me sekretarin e jashtëm britanik Jack Straw, i cili i vizitoi vendet e shpërthimit.
Gyl tha se sulmet mund të jenë kryer nga njerëz, të cilët janë të shqetësuar sepse Turqia "përpiqet të dëshmojë se një vend mysliman mund të jetë demokratik".
"Ne e sendërtojmë demokracinë tonë. Përpiqemi të tregojmë se një vend mysliman mund të jetë demokratik, transparent dhe ti përmirësojë të drejtat e njeriut. Përpiqemi të provojmë se një vend mysliman mund të jetë kompatibil me botën moderne, dhe kjo ndoshta të tjerët i shqetëson", tha kryeministri turk.
Ndërkaq Straw tha se Britania dhe "bota e qytetëruar" do të vazhdojnë ta ndihmojë Turqinë në luftën kundër "kërcënimit global".
Përgjegjësinë për sulmet në Stamboll e ka pohuar një degë e organizatës terroriste Al Kaida.
Brigadat Abu Hafz al-Masri, e morën përgjegjësinë edhe për sulmet e mëparshme kundër dy sinagogave në Stamboll.
XS
SM
MD
LG