Ndërlidhjet

ANKARA


Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Turqisë sot ka diskutuar për sulmet e djeshme në Stamboll që vranë të paktën 27 njerëz dhe plagosën qindra të tjerë.
Ministri i jashtëm Abdullah Gyl tha se "disa" persona janë arrestuar.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush i ka telefonuar kryeminsitrit turk Recep Tayyip Erdogan dhe ka premtuar ndihmë për shtypjen e militantëve.
Përgjegjësinë për sulmet e ka pohuar një degë e organizatës terroriste Al Kaida.
Brigadat Abu Hafz al-Masri, e morën përgjegjësinë edhe për sulmet e mëparshme kundër dy sinagogave në Stamboll.
XS
SM
MD
LG