Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani sot hodhi poshtë një rezolutë të Kombeve të Bashkuara, e cila i tërhoqi vërejtjen për shkelje të të drejtave të njeriut, duke e cilësuar si të shtrembëruar.
Përfaqësuesja e Iranit në Komitetin për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara Pejmaneh Hastei, u citua të ketë thënë se rezoluta ndërhyn në punët e brendshme të Iranit dhe akuzoi Kanadanë, propozuesen e kësaj rezolute, se po përpiqet që të shënojë pikë në këtë çështje përmes rezolutës.
Një qytetar kanadez, fotografisti dhe gazetari Zahra Kazemi, vdiq në paraburgim në Iran në Korrik, duke shkaktuar një thyerje në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende europiane e mbështetën këtë masë, përfshirë Estoninë, Lituaninë, Rumaninë, ndërsa Rusia dhe shumë vende islamike votuan kundër.
XS
SM
MD
LG