Kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schroeder ka dërguar sot sinjale të një gatishmërie të re të Gjermanisë për të mbështetur Shtetet e Bashkuara në Irak. Zoti Schroeder tha se Gjermania dëshiron që rikonstruktimi dhe Demokracia në Irak të jenë të suksesshme dhe u angazhua për të ndihmuar më tepër. Në këtë aspekt ai përmendi ndihmën amerikane për Gjermaninë e dikurshme Perëndimore pas Luftës së dytë botërore. Këto komente Gerhard Schroeder i bëri në një intervistë dhënë revistës Der Spiegel, që publikohet nesër.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.