Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush tha se Shtetet e Bashkuara planifikojnë t'i intensifikojnë bisedimet me aleatët në Evropë dhe Azi, lidhur me ri-radhitjen e trupave dhe bazave amerikane për t'u përballur me kërcënimet nga terrorizmi.
Në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Bush tha se zyrtarët kërkojnë t'i rivendosin kapacitetet ushtarake amerikane në lokacione të duhura, për t'iu përgjigjur rrethanave të reja të sigurisë, që karakterizohen me kërcënime në rritje nga terroristët dhe armët e shkatërrimit në masë.
Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld ka deklaruar se ende nuk është vendosur nëse trupat amerikane do të tërhiqen nga disa vende për t'u transferuar në rajone të tjera.
XS
SM
MD
LG