Ndërlidhjet

STAMBOLL


Policia turke ka arrestuar një person, që dyshohet për planifikimin dhe drejtimin e sulmeve vetvrasëse në dy sinagoga në Turqi, në fillim të këtij muaji.
Numri dy i policisë në Stamboll, Halil Yilmaz, tha se personi në fjalë është arrestuar derisa përpiqej të largohej nga vendi.
"Është identifikuar se njeriu që është sjellë në Stamboll ka bërë gjithë punën për organizimin e sulmeve dhe ka qenë në vendngjarje ditën e atentateve, në mënyrë që të urdhëronte kryerjen e tyre", tha Yilmaz, zëvendës shefi i policisë së Stambollit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG