Shefi i UNMIK-ut për ekonomi, Nikolaus Lambsdorff tha se tri ligjet serbe që e vështirësojnë procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, janë krijuar në mënyrë diskriminuese, ndërsa në disa raste ato janë zbatuar në mënyrë kriminele. Lambsdorff tha se i ka sugjeruar shefit të tij, Harri Holkerit, që të rishikojë edhe një herë këto tri ligje të miratuara nga ish-regjimi i Serbisë, dhe nëse është nevoja një delegacion i UNMIK-ut dhe qeverisë të shkojë në New York për t’i diskutuar ato.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.