Banka Botërore ka bërë të ditur sot se do ti japë Kosovës një fond prej 16 milionë eurosh, që do të shfrytëzohen për sektorë të ndryshëm, e veçanërisht për arsim dhe bujqësi. Gjatë vizitës në Prishtinë, delegacioni i Bankës Botërore është takuar, ndaras, me presidentin Ibrahim Rugova dhe me kryeministrin, Bajram Rexhepi. Gjatë qëndrimit të kryeministrit Rexhepi dhe anëtarëve të delegacionit të Bankës Botërore, në pjesën Veriore të Mitrovicës, nga qytetarë serbë është sulmuar lokali në të cilin gjendeshin ata.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.