Ndërlidhjet

PODGORICË


Mbrëmë vonë dhe sot herët në mëngjes në Mal të Zi janë regjistruar disa tërmete, ka kumtuar enti sizmologjik në Podgoricë. Sipas këtij enti sot herët në mëngjes u regjistrua tërmeti me epiqendër 7 kilometra në jug të Ulqinit, me fuqi 4.5 shkallë të Rihterit. Mbrëmë vonë janë shënuar dridhje të tokës me fuqi 2.5 shkallë të Rihterit në rajonin e Tuzit. Nuk është raportuar për dëme eventuale materiale të shkaktuara nga këto tërmete.
XS
SM
MD
LG