Ndërlidhjet

BAGDAD


Tre irakienë janë vrarë dhe dy janë plagosur nga shpërthimi i bombës në oborrin e një xhamie në Bagdad.
Viktimat ishin besimtarë që i kryenin lutjet e tyre.
Ndërkaq në qytetin Talafar, afër Mosulit, 58 ushtarë të Shteteve të Bashkuara dhe 6 irakienë janë plagosur nga shpërthimi i kamionit përplot eksploziv në hyrje të bazës ushtarake amerikane.
Askush nga të plagosurit nuk është në rrezik jete.
Komandanti i bazës, koloneli Michael Linnington tha: "Kamioni u turr drejt portës, ndërsa dy ushtarët tanë hapën zjarr, dhe e detyruan vozitësin ta hedhë në erë automjetin jashtë mureve të bazës", tha Linnington.
Në qytetin Fallujah u rrëzua një helikopter ushtarak amerikan, ndërsa në veri të Bagdadit, tre ushtarë amerikanë u vranë dhe një u plagos në një aksident.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG