Ish komandanti i NATO-s për Evropën, gjenerali amerikan Wesley Clark, ka filluar sot dëshminë në Tribunalin e Hagës kundër Sllobodan Millosheviçit. Me kërkesën e qeverisë amerikane dëshmia e Wesley Clarkut është duke u bërë pa praninë e opinionit, ndërsa inçizimi i dëshmisë së tij do të bëhet i ditur të premten më 19 tetor. Në pajtim me rregullat e Tribunalit, administrata amerikane, dy përfaqësues të së cilës janë të pranishëm në proçesin gjyqësor, do të mund të heqin gjithë atë pjesë të dëshmisë së Clarkut, për të cilën ata konsiderojnë se mund të rrezikojë interesat nacionale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.