Ndërlidhjet

GAZË


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve tëashkuara Kofi Annan i ka dënuar vërsuljet e sotme të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, ku u vranë 8 palestinezë dhe të paktën 30 u plagosën.
Dëshmitarët thanë se rreth 20 tanke izraelite hynë në kamp para agimit.
Ushtria tha se vërsulja kishte për qëllim shkatërrimin e tuneleve, përmes të cilëve armët trafikohen nga Egjipti. Por, ministri i jashtëm palestinez Nabil Shaath aksionin e cilësoi si "krim".
"Sulmi në Rafah është agresion dhe krim, ndërsa zoti Sharon flet për paqe dhe bën deklarata për planin e paqes", tha Shaath.
Ndërkohë, shefi politik i Organizatës për Çlirimin e Palestinës Faruq Qaddumi ka shkuar në Kairo të kërkojë falje për sulmin e radikalëve palestinezë ndaj ministrit të jashtëm të Egjiptit Ahmed Maher, dje në xhaminë Al-Aqsa në Jerusalem.
XS
SM
MD
LG