Ndërlidhjet

BEOGRAD


I akuzuari kryesor për vrasjen e kryeministrit serb Zoran Xhingjiq, para disa muajsh e ka pranuar vrasjen.
Kryesuesi i gjykatës, sot e lexoi një deklaratë të të akuzuarit Zvezdan Jovanoviq, në të cilën ai thotë se personalisht e ka likuiduar kryeministrin.
"Nuk jam kriminel, dhe kurrë nuk do ta bëja për para, por e kam bërë për ta penguar dorëzimin e serbëve të dyshuar për krime të luftës në Hagë", ka thënë Jovanoviq në polici.
Pala mbrojtëse tha se deklarata është nxjerrë nën presion.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG