Ndërlidhjet

KRAFORD,UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush tha sot se Shtetet e Bashkuara përballen me një "periudhë të sfidave të mëdha". Mëtutje, në fjalimin e tij javor në radio, presidenti Bush, pos tjerash, tha:
- Në krishtilindje ne poashtu mendojmë edhe për burrat dhe gratë në forcat tona të armatosura, që po e mbrojnë lirinë gjithkund në botë. Këta amerikanë të guximshëm po i luftojnë terroristët në Afganistan, në Irak dhe çdokund tjetër, që ne, në rrugët tona, të mos i takojmë këta vrasës. Ne jemi më të sigurtë për shkak të aftësive dhe sakrificës së tyre, tha zoti Bush.
Në fjalimin e tyre javor në radio demokratët kritikuan presidentin Bush për politikat ekonomike, duke thënë se ulja e taksave dhe shpenzimet për misionin në Irak kanë ridrejtuar shpenzimin e parave jashtë programeve të brendshnme, përfshirë këtu edhe arsimin.
XS
SM
MD
LG