Ndërlidhjet

TEHERAN


Radioja shtetërore e Iranit njoftoi se deri tani 13 mijë njerëz janë konfirmuar të vdekur nga tërmeti katastrofik që e shkatërroi rajonin Bam në juglindje të Iranit.
Bilanci i viktimave pritet të rritet pas pastrimit të terenit dhe gërmadhave në qytetin e shkatërruar Bam.
Zyrtarët vlerësuan se numri i të vdekurve mund të arrijë 40 mijë.
Sot u zbehën gjasat për gjetjen e të mbijetuarve.
Ndërkohë, aeroplani i parë me ndihmat amerikane ateroi në Kerman, afër qytetit Bam.
Punëtorëve ndërkombëtarë humanitarë, sot do tu vijnë në ndihmë edhe punonjësit nga Ukraina.
Përveç Shteteve të Bashkuara, ndihmë kanë ofruar Rusia, Bashkimi Evropian, Kina, vendet evropiane, të Azisë dhe Lindjes së Mesme.
Irani e ka refuzuar mundësinë e marrjes së ndihmave nga Izraeli.
XS
SM
MD
LG