Ndërlidhjet

BEOGRAD


Drejtuesit e partive reformiste në Serbi kanë dështuar të merren vesh lidhur me krijimin e qeverisë së re.
Reformatorët në Serbi po përpiqen të krijojnë një koalicion qeveritar, i cili do t'i pengonte ultra-nacionalistët e Vojisllav Sheshelit nga ardhja në pushtet.
Kryeministri, Zoran Zhivkovic, ka deklaruar se partia e tij do të mbështesë një qeveri të krijuar nga partitë që nuk fituan shumicën në parlament, nëse ato do jenë të gatshme të vazhdojnë reformat.
Por nga ana tjetër, partia e ish-presidentit Vojisllav Koshtunica, e cila u rradhit e dyta, pas Partisë Radikale, nuk është e gatshme të bashkëpunojë me partinë e kryeministrit Zhivkovic, duke i akuzuar ata për korrupsion.
Diplomatët perëndimorë, kanë kërkuar nga partitë reformiste të krijojnë qeverinë e koalicionit, për të mënjanuar radikalët nga ardhja në pushtet.
XS
SM
MD
LG