Ndërlidhjet

GETEBORG


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush arriti në Geteborg të Suedisë ku do të marrë pjesë në Samitin e tij të parë me liderët e 15 vendeve të Bashkimit Evropian. Samiti pritet të përqëndrohet në planet për një rund të ri të bisedimeve globale për tregtinë, sikurse edhe në refuzimin nga ana e presidentit Bush të protokolit Kjoto për nxemjen globale, por që e mbështesin shtetet e Bashkimit Evropian. Çeshtjet tjera që pritet të shtrohen do të përfshijnë, me gjasë, planin kontraverz të Bushit për mbrojtjen raketore, planet e BE-së për gaditjen e forcës për ndërhyrje të shpejtë prej gjashtëdhjetë mijë trupash dhe konflikti në Lindje të Afërt dhe në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG