Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon ka refuzuar propozimin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan për një takim me liderin palestinez, Jaser Arafat gjatë ditës në Ramallah. Ariel Sharon e ka refuzuar propozimin duke thënë se takimi mund të linte përshtypjen që kanë palestinezët, se Qeveria izraelite më në fund do të pranonte negociata, nëse dhuna vazhdon në terrenin e sajë. Kofi Anan ka patur takime me lideret e dy palëve gjatë vizitës në Izrael dhe territoret palestineze, të cilëve u ka bërë thirrje të përfitojnë nga armëpushimi i brishtë dhe të punojnë për paqë.
XS
SM
MD
LG