Ndërlidhjet

"Nëse Shtetet e Bashkuara duhet të prijnë, aty duhet të ketë edhe prani të të tjerëve"


Në intervistë javore, analisti i Radios "Evropa e Lirë", Patrick Moore, lidhur me angazhimin eventual të Nato-s në Maqedoni, thotë se "nëse situata bëhet e qartë, gjatë administratës së tashme amerikane, nuk do të ketë zvarritje dhe hezitim, që karakterizonte politikën përëndimorenë Kroaci dhe në Bosnjë".

RFE:
Zoti Moore, këtë javë janë zhvilluar aktivitete intensive ndërkombëtare për fillimin e procesit për gjetjen e një zgjidhjeje të krizës në Maqedoni. Sa është reale të pritet angazhimi i BE dhe i Nato-s në këtë krizë, në mënyrë më të drejtëpërdrejtë?

MOORE:
Në Stokholm, një ditë pas Brukselit, nga Bushi dhe të tjerët, është bërë e qartë se Bashkësia Ndërkombëtare, që do të thotë Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, janë të angazhuar, para se gjithash, për një zgjidhje politike se sa ushtarake të problemeve në Maqedoni. As ata dhe as zoti Bush, nuk dëshirojnë të nguten me praninë e NATO-s në Maqedoni. Por, nga fillimi i kësaj jave, kemi mësuar se NATO tashmë ka tri njësite të vogla në Maqedoni, që testojnë situatën atje. Edhe më i rëndësishëm është fakti se gjatë kësaj jave kemi pasur prononcime të disa liderëve perëndimorë, që sinjalizojnë se ata konsiderojnë se NATO duhet të fillojë të planifikojë, sa më parë aq më mirë, disa forma të ndërlikimit ushtarak në Maqedoni, një formë të forcave paqeruajtëse. Ndër këta persona duhet veçuar, presidentin francez, Zhak Shirak kryeministrin britanik, Toni Bler dhe ministrin grek të Punëve të Jashtme, Papandreu. Sa i përket Bushit mendoj se edhe ai do të ketë një ide për një rrol ushtarak të NATO-s, sa më shpejtë që të bëhet e ditur se një qasje tjetër nuk bën punë. E dij se në të dy anët e Atlantikut, kur George Bush ishte zgjedhur president, flitej për mungesën e përvojës së tij në planin e politikës së jashtme. Pavarësisht se kush çfarë ka menduar, dërshiroj të them, se ai, rreth vetit, ka ekip me shumë përvojë. Ai gjithashtu, siç pohon një pjesë e shtypit, merr këshilla nga babai i tij, ish-presidenti, i cili karakterizohej me aspektin e njohjes shumë të mirë të politikës së jashtme. Sipas analizave të fundit, zoti Bush është president me personalitet të vetin të fuqishëm. Muajve të fundit ai ka dëshmuar se është i gatshëm të mësojë shpejt dhe të nxjerrë konluzione që janë të domosdoshme. Rrjedhimisht, nëse do të kemi situatë të qartë se duhet prani e NATO-s në Maqedoni, jam i sigurt se presidenti Bush do të miratojë një gjë të këtillë. Nuk mendoj se gjatë kësaj administrate do të shohim zvarritje dhe hezitim, që karakterizonte politikën perëndimore në Kroaci në vitin 1991 dhe në Bosnjë.

RFE:
Zoti Moore, ekziston përshtypja se vetëm Shtetet e Bashkuara kanë kredibilitet ushtarak dhe politik, që me sukses të zgjidhin krizat në Ballkan. Këtë e ka dëshmuar Bosnja dhe Kosova. Çfarë mendoni Ju?

MOORE:
Nuk mendoj se cilado qeveri amerikane qoftë, do të dëshironte që këto gjëra ti bënte në mënyrë të pavarur. Çështja konsiston te rroli prijës i Amerikës. Po, unë pajtohem, ishte e domosdoshme që Shtetet e Bashkuara të dëshmonin rrolin prijës përmes NATO-s dhe të zhvillonin strategji koherente. Kjo ka ndodhur në Bosnjë, pavarësisht që britanikët dhe francezët kanë luajtur rrol të rëndësishëm dhe gjithsesi edhe në Kosovë, pavarësisht që britanikët, francezët, gjermnaët dhe italianë kanë pozicione në terren, që nganjëherë janë më të rrezikshme se ato të amerikanëve. Pavarësisht nga kjo, nga të gjitha këto konflikte, kemi mësuar se NATO duhet të ndërlikohet në fazat e hershme, duhet të flasë me një zë dhe të jetë e aftë dhe e vendosur për të përdorë forcën, nëse kjo është e domosdoshme. Deri më tash, ishte rroli prijës i Amerikës që këtë e ka mundësuar. Nëse Amerika duhet të prijë, aty duhet të ketë edhe prani të të tjerëve, gjithashtu. Rrjedhimisht, është shumë e rëndësishme prania e fuqishme dhe aktive, e vendeve siç janë Franca, Gjermania, Brtania dhe Italia, për të siguruar rrol aktiv të NATO-s në Ballkan.

RFE:
Zoti Mur, në Bruksel presidenti Bush, gjithashtu, tha se lidhur me Bosnjën dhe Kosovën ne jemi pajtuar se kemi të bëjmë me një angazhim të madh, që do ta vazhdojmë së bashku me evropianët. A paraqet kjo një çështje të re të administratës së presidentit Bush, sa i përket pranisë ushatarake në Ballkan?

MOORE:
Varet se si dëshironi ta vështroni këtë çështje. Duke lexuar këtë prononcim unë nuk shoh ndryshime. Njerëzit perreth tij kanë thënë se Shtetet e Bashkuara do të shqyrtojnë çdo mundësi, të arsyeshme dhe jo arbitrare, për të redukuar praninë amerikane në botën e jashtme. Kjo ka bërë që të shikohet mundësia që nga Bosnja një pjesë e potencialit të zëvendësohet. Por, në rastin e Kosovës, të redukosh praninë ushtarake atje, do të ishte e gabuar.


XS
SM
MD
LG