Ndërlidhjet

MONS, BELGJIKË


“Fushat e minuara dhe terreni i thyer janë dy rreziqet kryesore që do të duhej të përballonte çdo mision ushtarak i NATO-s” - ka vlerësuar komandanti suprem i Aleancës për Evropën, gjenerali Joseph Ralston. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Polonisë Aleksander Kwasniewski, i cili ka vizituar sot Belgjikën, Ralston tha se zëvendësi i tij, gjenerali britanik, Rupert Smith, është personi i ngarkuar për planifikimin e misionit që pritet të numërojë 3 mijë trupa. Mbështetjen për këtë mision e kanë konfirmuar deri tani disa shtete evropiane.
XS
SM
MD
LG