Ndërlidhjet

SIDNEJ


Duke përdorur fjalën “e turpshme” si moto të marshimit të tyre në rrugët e kryeqytetit australian, rreth pesë mijë protestues me origjinë sllavo-maqedonase, kanë kërkuar tërheqjen e NATO-s nga një angazhim I saj në Maqedoni. Demonstruesit dënuan NATO-n dhe Bashkimin Evropian duke thënë se ata po pengojnë forcat maqedonase të Mbrojtjes në ofensivën dhe shkatërimin e luftëtarëve shqiptarë. Igor Aleksandrov, kryetar i Këshillit Maqedono-australian dhe organizator i protestës, ftoi qeverinë australiane të ushtrojë gjithë influencën e saj për të nxitur tërheqjen e NATO-s nga sipërmarrja e saj në Maqedoni. “Ne do të vazhdojmë të lobohemi për të ndalur negocijatat me terroristët shqiptarë dhe nacionalistët ekstremistë” – ka paralajmëruar Aleksandrov.
XS
SM
MD
LG