Ndërlidhjet

SHKUP


Udhëheqësit e partive kryesore politike të koalicionit qeveritar në Maqedoni, kanë akuzuar partitë sllavo-maqedonase se po përpiqen t’i cojnë drejt udhë-kryqit bisedimet e paqes. Pas takimit dy palësh të ftuar nga presidenti Boris Trajkovski, kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Arbër Xhaferri ka thënë se “maqedonasit dëshirojnë të kthehemi në pozicionet e mbajtura në fillim të diskutimeve të vështira dy javore”. Kurse Zahir Bekteshi nga Partia për Prosperitet Demokratik, ka shprehur besimin se është ende e mundur të arrihet një marrëveshje e cila do të nënshkruhet nesër, kur në Shkup të mbërrijnë lordi George Robertson dhe shefi për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, Javier Solana.
XS
SM
MD
LG