Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kategorikisht kanë hedhur posht akuzat se vendet perëndimore janë duke mbështetur qëllimet e kryengritësve etnik shqiptarë që janë duke luftuar forcat qeveritare të Maqedonisë, ka thënë Stejt departmenti amerikan.
Ne mbështesim integritetin territorial të Maqedonisë dhe po përpiqemi të ndihmojmë sa më shumë që është e mundur për arritjen e një zgjidhje politike, ka deklaruar mbrëmë zëdhënësi i Stejt departmentit Filip Riker, duke i cilësuar akuzat njëmend të pavërteta.
Zëdhënësi ka thënë më tej se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin kryengritjen, as dhunën, as ekstremistët e armatosur në Maqedoni dhe as dhunën e llojit të këtillë. Përpjekjet e Shteteve të Bashkuara kanë patur për qëllim të sjellin dy palët bashkërisht sa më afër, ka thënë zëdhënësi i Stejt departmentit.
XS
SM
MD
LG