Ndërlidhjet

SHKUP


Kryengritësit shqiptarë dhe forcat qeveritare maqedonase kanë shkëmbyr zjarrë të fortë nga orët e mesditës në rajonet rreth Tetovës, kurse të dy palët akuzojnë njëra tjetrën të ketë sulmuar e para dhe respektivisht i janë përgjigjur provokimit. Prefekti i Tetovës, Murtezan Ismaili, ka thënë se të shtënat kanë qenë të intensitetit të lartë dhe një plumb kishte goditur dritaren e zyrës së tij. Ministria maqedonase e Mbrojtjes thotë, në një komunikatë, se në harkun e fundit kohorë janë bërë 42 shkelje të armëpushimit të brishtë, duke akuzuar për këtë kryengritësit shqiptarë.
Mirëpo, një zëdhënës i kryengritësve, i njohur si komandant Shpati ka demantuar raportin si spekulim. Ne do të respektojmë plotësisht armëpushimin, por armata maqedonase nuk heziton të na akuzojë për çdo incident, ka thënë ky zëdhënës.
XS
SM
MD
LG