Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia thotë se nuk ka dëgjuar argumente të reja nga Shtetet e Bashkuara që do ta bindnin Moskën që të pajtohej të mos qëndrojë edhe më tejë pranë Marrveshjes për Raketat Antibalistike, apo ta ndryshonte rrënjësish ate marrveshje.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme ruse, Aleksandar Yakovenko i ka bërë këto komente një ditë pas qëndrimit të këshilltares për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Condoleezza Rice, në Moskë ku prezantoi argumentet për ndryshimin e marrveshjes që do të lejonte Shtetet e Bashkuara të ndërtojnë sistemin e mbrojtjes raketore.
Condoleezza Rice deklaroi pas takimit me presidentin Vladimir Putin se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura që të testojnë dhe zhvillojnë një mburojë anti - raketore
XS
SM
MD
LG