Ndërlidhjet

LONDËR


Kontigjenti i parë prej 400 ushtarësh nga Britania do të fillojë të arrijë në Maqedoni ditën e premte si avangardë e misionit të NATO-s që të ndihmojë në realizimin e marrëveshjes paqësore dhe nuk do të përfshihet në kurrfarë konfliktesh midis kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare, njoftuan zyrtarë të ministris britanike të Mbrojtjes. Londra dislokon këto 400 trupa me qëllim që të formojnë shtabet dhe qendrat e kontrollit dhe njëherit të vlerësojnë gjendjen e armëpushimit midis forcave qeveritare maqedonase dhe kryengritësve shqiptarë. Vetëm nëse ata konkludojnë se armëpushimi është i qëndrueshëm dhe kushtet janë të përshtashme do të rekomandojnë dislokimin e forcës së plotë 3500 trupash të NATO-s.
XS
SM
MD
LG