Ndërlidhjet

HAGË


Koloneli i ushtrisë së serbëve të Bosnjës,Vidoje Blagojeviq ka deklaruar para Tribunalit të Hagës se nuk ndihet fajtor lidhur me aktakuzën që e ngarkon për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në rastin e masakrës së Srebrenicës në vitin 1995. Kryeprokurorja Karla Del Ponte ka njoftuar se do të kërkojë që koloneli Blagojeviq të gjykohet bashkërisht me nënkolonelët e ushtrisë të serbëve të Bosnjës, Dragan Obrenoviq dhe Dragan Jokiq.
Edhe këta gjenden në qendrën e arrestit në Hagë të akuzuar, njëri për gjenocid, kurse tjetri për krime kundër njerzimit lidhur me masakrën e Srebrenicës.
XS
SM
MD
LG