Ndërlidhjet

WASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur angazhimet e ministrit të Jashtëm gjerman, Joschka Fischer në procesin paqesor në Lindje të Afërt. Zëdhënësi i Stejt Departmetit, Philip Reeker ka deklaruar mbrëmë se Gjermania është mik i besueshëm dhe antar i NATO-s dhe se Shtetet e Bashkuara i mbështesin përpjekjet e ministrit Fischer në angazhimet për aranzhimin e armëpushimit e mirbesimit midis izraelitëve dhe palestinezëve. Bashkimi Evropian dhe vendet individuale, sikurse Gjermania apo Spanja, Norvegjia, Rusia - të gjithë kanë qenë partnerë të rëndësishëm në kërkimin e procesit paqesor njashtu sikurse edhe vednet e rajonit, Egjipti dhe Jordania, ka thënë Reeker.
XS
SM
MD
LG