Ndërlidhjet

BEOGRAD


Gjatë aksidentit rrugor të konvojit të delegacionit nga Sllovakia, që ka ndodhur në magjistralen Beograd-Novi Sad, kanë humbur jetën një zyrtar i Sllovakisë dhe shoferi i tij jugosllav, por kryeministri Mikulas Dzurinda nuk ka pësuar ndonjë lëndim. Kolona është ndeshur me një mercedes që shkonte në drejtim të kundërt, ndërsa delegacioni nga Sllovakia udhëtonte nga Beogradi për në Novi Sad që të takojë kryetarin e kuvendit të Vojvodinës Nenad Çanak. Kryeminsitri Dzurinda me bashkëpuntorë tjerë është kthyer në Beograd dhe ka ndërprerë aktivitetet e ditës së dytë të vizitës zyrtare në Jugosllavi.
XS
SM
MD
LG