Ndërlidhjet

SHKUP


Operacioni “Korrje të domosdoshme” ka vazhduar sot me mbledhjen e armëve në fshatin Brodec të Tetovës, ndërsa zyrtarë të NATO-s në Maqedoni e kanë vlerësuar të sukseshëm misionin e Aleancës deri në këtë moment. Zëdhënësi Barry Johnson u tha reporterëve se forcat e NATO-s kanë përshkuar gjysmën e rrugës në procesin për grumbullimin e armëve. Komentet vijnë një ditë pasi ministrat e jashtëm europianë ranë dakort në Genval të Belgjikës, që një forcë shumëkombëshe, e cila mund të udhëhiqet nga 19 vendet anëtare të aleancës dhe ku do të marrin pjesë trupa ruse, ukrainase e të tjerë, të qëndrojë në Maqedoni edhe pas largimit të misionit aktual të NATO-s.
XS
SM
MD
LG