Ndërlidhjet

MOSKË


Zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit për Mbrojtjen, Douglas Feith, po zhvillon bisedime me zyrtarë rusë në Moskë, me qëllim që të bindë Kremlinin të zbusë kundërshtinë e tij ndaj planit të Shteteve të Bashkuara për mburojën raketore. Takimi i zotit Feith me kolonelin Yuri Balievski, pason bisedën e djeshme telefonike mes presidentit amerikan George Bush dhe gjegjësit të tij rus, Vladimir Putin, bisedë gjatë së cilës të dy burrë-shtetasit diskutuan çështje të marrëdhënieve dy palëshe përfshirë projektin për mbrojtjen kundër-raketave. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Ivanov citohet të ketë thënë para takimit se, “teorrikisht” është e mundshme që të dyja palët të arrijnë një pakt të ri që do të zëvendësonte marrëveshjen e vitit 1972 për raketat anti-balistike.
XS
SM
MD
LG