Ndërlidhjet

MAQEDONISË I DUHET MË SHUMË KOHË


"WASHINGTON POST"

Deri tash, operacioni i vogël i NATO-s në Maqedoni ishte i suksesshëm. Ky konstatim shpjegohet me këto argumente; luftimet pothuajse janë ndalur, kryengritësit shqiptarë po dorëzojnë armët e tyre, ndërsa parlamenti maqedonas filloi implementimin e reformave kushtetuese të parapara me marrëveshjen kornizë, të nënshkruar nga partitë kryesore politike, më 13 Gusht në Ohër.
Në vend që të vazhdoj përpjekjet për të stabilizuar situatën e sigurisë në Maqedoni, NATO-ja planifikon tërheqjen e forcave. Ky do të ishte një gabim fatal, që do ta rrezikoj jo vetëm përparimin e vogël të deritashëm, por me gjasë, mund të shkaktoj rifillimin e konfliktit.
Konflikti i rreptë 6 mujor nuk mund të harrohet me një marrëveshje në letër dhe me praninë 30 ditëshe të ushtarëve të jashtëm.
Shumica sllavo-maqedonase frikësohet se shqiptarët etnikë ende synojnë ndarjen e shtetit të tyre. Pjesa më e madhe e shqiptarëve frikësohen se autoritetet maqedonase ende synojnë ti trajtojnë ata si shtetas të dorës së dytë. Ekstremistët në të dy komunitetet ende besojnë se dhuna do tu sjellë sukses më të shpejtë.
Në këtë aspekt, Maqedonisë i duhet më tepër kohë: kohë për stabilizim të situatës së sigurisë në vend; kohë që urrejtja të qetësohet; kohë që Parlamenti të miratoj ndryshimet kushtetuese dhe reformat e tjera të nënshkruara në Ohër; kohë për shqiptarët etnikë që të fillojnë ti gëzojnë të drejtat e tyre të reja; kohë për autoritetet legjitime të sigurisë të rimarrin kontrollin në tërë vendin; shkurt, Maqedonisë i duhet kohë për ti dhënë rast paqes që të lëshoj rrënjë. Një kohë e tillë do të vijë vetëm me ndihmën e pranisë ndërkombëtare.
Nisur nga kjo, marrëveshja e Ohrit fton për vendosje të vëzhguesve ndërkombëtar që do të ndihmonin implementimin e saj. Por, siç tha James Pardew, negociator amerikan në Ohër, dhe siç konstatuan me të drejtë ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, situata e sigurisë në Maqedoni është tejet e ndjeshme, prandaj vëzhguesve u duhet mbrojtja nga NATO-ja ose nga ndonjë forcë tjetër.
Më parë, ka pasur përpjekje për vendosjen e vëzhguesve të paarmatosur në Ballkan; të tillë ishin mbikëqyrësit evropianë në Kroaci dhe në Bosnjë dhe vëzhguesit e OSBE-s në Kosovë. Por, punët asnjëherë nuk janë kryer. Për këtë arsye shtetet anëtare të Natos është dashur që të shkrepin plumba dhe të pajtohen për vendosjen e një force të madhe për një periudhë më të gjërë në mënyrë që puna të kryhet ashtu siç duhet.
Por, derisa Bashkimi Evropian po përpiqet që të kryesoj në cilindo operacion, vetëm NATO-ja ka kredibilitet dhe forcë për arritjen e suksesit. Duke punuar së bashku me Qeverinë në Shkup, liderët e aleancës duhet të bëjnë negociata për një mandat të ri, me ç’rast NATO-s, do t'i jepej përgjegjësi për stabilizimin e situatës.Meqë forcat e NATO-s tashmë janë vendosur, aleanca nuk mund të lejoj dështimin e procesit paqësor në Maqedoni.
Duket se NATO-ja nuk do të ketë zgjidhje tjetër por të qëndroj dhe ta arrijë qëllimin.


XS
SM
MD
LG