Ndërlidhjet

TRAJKOVKSI:"KEMI PËRVOJË POZITIVE ME MISIONIN E UNPREDEPI-it..."


BORIS TRAJKOVSKI, president i IRJ të MAQEDONISË

EVROPA E LIRË
Si e kometoni gatishmërinë mbarëbotërore për luftimin e terrorizmit ndërkombëtar?

B. TRAJKOVSKI
Në kuadër të kundër-veprimit ndaj këtij lloji të dhunës, pres që jo vetëm vendet e Ballkanit, por edhe të mbarë botës të formojnë një front të gjërë kundër terrorizmit, me në krye Shtetet e Bashkuara.
Neve na duhet që ta luftojmë terrorizmin, i cili nuk zgjedh caqe dhe i cili promovon një sistem të ri vlerash, të ndryshëm nga vlerat demokratike dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Vendimi i fundit i NATO-s provon rritjen e shkallës së solidaritetit mbarëbotëror. Maqedonia duhet t’u bashkohet përpjekjeve për çrrënjosjen e këtij kanceri të shkekullit të njëzet e një.

EVROPA E LIRË
Çfarë mund të thoni për rezultatet e deritashme të Marrëveshjes së paqes, të arritur ndërmjet liderëve shqiptarë dhe maqedonas?

B. TRAJKOVSKI
Aktualisht ne jemi në fazën e katërt të planit paqësor. Kjo fazë parashikon kthimin e të gjithë personave të zhvendosur në vendbanimet e tyre dhe rivendosjen e rendit publik, të sistemit juridik dhe të qetësisë në zonat e krizës.
Ky aksion i rëndësishëm do të zbatohet bashkë me vëzhguesit e OSBE-së dhe të Bashkimit Evropian.
Planifikojmë gjithashtu inkuadrimin e vëzhguesve vendor, përfaqësuesve të popullatës lokale të përkatësisë maqedonase dhe shqiptare.
Kjo masë është paraparë në Marrëveshjën e Ohrit si garancë për kthimin e institucioneve legale të sistemit në zonat e krizës.

EVROPA E LIRË
A egziston mundësia e krijimit të vakumit të sigurisë në Maqedoni pas mbarimit të Misionit të NATO-s “Korrja e domosdoshme”?

B. TRAJKOVSKI
Unë jam i mendimit se një prani e fuqishme apo një mandat i zgjëruar i NATO-s në Maqedoni do të çrregullojnë natyrën e Marrëveshjës së Ohrit dhe do të ndihmojnë ndarjen dhe konservimin etnik të Maqedonisë.
Mos haroni se afro dy mijë ushtarë të NATO-s ndodhën në Maqedoni si mbështetje logjistike e KFOR-it në Kosovë.
NATO duhet të tërhiqet pas përfundimit të Misionit “Korrja e domosdoshme.
Nga ana tjetër në duam vendosjen e monitorimit të përhershëm të OKB-së mbi kufirin tonë me Shqipërinë dhe mbi atë pjesë të kufirit me Jugosllavinë, që i takon Kosovës.
Kemi një përvojë pozitive me Misionin e UNPREDEP-it, i cili kohë më parë fatkeqësisht u pezullua.
XS
SM
MD
LG