Ndërlidhjet

LONDËR


Britania e Madhe ka identifikuar publikisht sot, Osama bin Ladenin, si të dyshuarin kryesor të sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara. Ministri i jashtëm i këtij vendi, Jack Straw, tha se raportet e zbulimit britanik, mbështesin qëndrimin e djeshëm të presidentit amerikan Bush, se i dyshuari kryesor për sulmet në Nju Jork dhe Uashington është Osama bin Laden, i cili besohet të strehohet nga autoritetet taliban të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG