Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, u shpreh në konferencën e sotme për shtyp se të gjitha rrugët të çojnë tek Osama bin Laden. “Hetimet intensive të ditëve të fundit, tregojnë se rrjeti al Qaeda, që kryesohet nga bin Laden, është i dyshuari kryesor për sulmet terroriste mbi Amerikën” – deklaroi Colin Powell. Sekretari amerikan i Shtetit tha se al Qaeda është një rrjet global radikalësh myslimanë që i bashkon urrejtja kundër Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe qeverive të moderuara myslimane”.
XS
SM
MD
LG