Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara njoftojnë për vazhdimin e përqëndrimit të forcës në luftën kundër terrorizmit.
Presidenti George Bush ka njoftuar sot se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur 29 mijë ushtarakë në dy grupe luftarake aeroplanbartësish si dhe një grup amfibie të gatshëm dhe disa qindra aeroplanë luftarakë.
Xhorxh Bush ka thënë më tej se nja 17 mijë rezervistë janë thirrur në detyrë aktive sikurse edhe disa mijëra nga Garda Kombëtare që operojnë nën autoritetin e shtetit.
Zyrtarët e Pentagonit njoftojnë se, që të mbështesë përgjigjen ushtarake amerikane ndaj sulmeve të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara, aeroplanbartësja Kitti Howk po lundron nga porti amë afër Tokios-drejt Oqeanit të Indisë.
Aeroplanbartëset “Carl Uinson” dhe “Independence” ndodhen pran Gjirit Arabo persik kurse Theodore Roozvelt besohet të jetë në Mesdhe.
XS
SM
MD
LG