Predhat amerikane kanë vënë nën shënjestër disa qytete në veri të Afganistanit. Agjensia pakistaneze e lajmeve citon burime talibane të kenë pohuar se janë qëlluar qytetet Mazar-i-Sharif dhe Kunduz. Sipas agjensisë Reuters, cak i bombardimeve ajrore ka qenë edhe kryeqyteti Kabul. Ministri i jashtëm i opozitës së Afganistanit, e cila ka nën kontroll rreth 10 përqind të territoreve në veri të vendit, tha se forcat anti-Taliban kanë nisur sulmet në katër provinca. Zyrtarë të mbrojtjes britanike, deklaruan më herët se në valën e dytë të sulmeve ajrore mbi Afganistanin nuk janë angazhuar aeroplanë luftarakë britanikë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.
Më të lexuarat
1