Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ndërsa forcat aleate nisën valën e dytë të sulmeve ajrore mbi Afganistanin, zyrtarë shtetërorë amerikanë thonë se është ende herët për të përcaktuar dëmet që u janë shkaktuar bazave të talibanëve dhe rrjetit Al Kaida. Më herët sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Ramsfelld, u shpreh se sulmi i mbrëmshëm në Afganistan ishte shumë i suksesshëm dhe se në shënjestër të tij u vunë vetëm objektiva ushtarakë. Donald Ramsfelld i cilësoi gënjeshtra tipike deklaratat e ministrit të jashtëm Taliban, sipas të cilit, predhat kanë goditur dhe vrarë civilë. “Jemi të sigurt se të gjithë objektivat e qëlluar kanë qenë ushtarake” – deklaroi sekretari amerikan i mbrojtjes për të specifikuar se janë qëlluar aeroplanë të regjimit taliban, predha tokë – ajër, infrastrukturë komunikimi dhe kampe stërvitore të terroristëve.
XS
SM
MD
LG