Ndërlidhjet

UASHINGTON


Tom Rixh, i emëruari i presidentit amerikan, në postin e drejtorit të Zyrës për Sigurinë e Vendit, që është në rrang ministrie, ka marrë detyrën gjatë një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë. Zyra e re do të kujdeset për koordinimin e punës mes agjensive të zbulimit dhe atyre për zbatimin e ligjit me qëllim që të rritet siguria kombëtare nga sulmet e jashtme. Me këtë rast George Bush tha se misioni ushtarak i ditës së djeshme ishte ekzekutuar sipas planit të paracaktuar. Presidenti amerikan paralajmëroi se lufta kundër terrorizmit do të jetë e gjatë dhe do të zhvillohet në shumë fronte: politik, financiar, diplomatik, ligjor dhe mbi të gjitha në planin ushtarak.
XS
SM
MD
LG