Ndërlidhjet

LUKSEMBURG


Bashkimi Europian ka nxitur Maqedoninë të miratojë së shpejti paketën e reformave që synojnë të përmirësojnë gjendjen e shqiptarëve në ish- republikën jugosllave të Maqedonisë. Të 15 ministrat kanë deklaruar në një komunikatë të përbashkët, se Maqedonisë nuk do t’i adresohen ndihma, për sa kohë që parlamenti nuk ratifikon reformat, rreth të cilave u ra dakort me marrëveshjen e 13 gushtit. “Çdo hap tjetër, do të kompromentonte procesin e afrimit mes ish-republikës jugosllave të Maqedonisë dhe Bashkimit Europian” – konkludojnë ministrat e BE-së në kumtesën për shtyp.
XS
SM
MD
LG